Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Runik të Drenicës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Drenicën si vatër të atdhedashurisë dhe heroizmit kombëtar.
Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e familjeve dhe individëve që kanë dhënë për vendin ndër breza. “Sot qëndruam në vendlindjen e Tahir Çitakut, në Runik, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Ai vjen nga një familje atdhedashëse dhe e dijes.
Tahiri ka arritur suksese të mëdha në punë dhe në jetën akademike.
Po ashtu, udhëheq me sukses klubin e futbollit Dardania në Zvicër dhe sot garon në listën tonë për Parlamentin e Kosovës”. “Është ndjenjë e veçantë të qëndrosh pranë një kolegu kaq të suksesshëm dhe njerëzve të përkushtuar për vendin.
Bashkë me Tahirin, ishte edhe kandidati ynë; Agron Kajtazi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njeri punëtor dhe i respektuar, si dhe Bekë Berisha e Fixhrije Dragaj”, shkroi ai.






