Finalja e Ligës së Kampionëve në Budapest tërhoqi vëmendjen e shumë emrave të njohur, me aktorin David Schwimmer dhe legjendën e futbollit David Beckham mes të pranishmëve në tribunë për të ndjekur përballjen mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germain.
Ylli i serialit ‘Friends’, David Schwimmer, i njohur si mbështetës i Arsenalit, u pa në shoqërinë e figurave të tjera të famshme, përfshirë Mick Jagger dhe David Beckham.
Atmosfera ishte elektrizuese, veçanërisht pasi skuadra londineze kaloi e para në avantazh.
Megjithatë, festa e tifozëve të Arsenalit nuk zgjati shumë.
PSG riktheu baraspeshën dhe ndeshja përfundoi 1-1, duke u vendosur më pas nga penalltitë, ku francezët dolën fitues dhe ngritën trofeun evropian.
Mes të pranishmëve ishte edhe Romeo Beckham, i cili ndoqi finalen së bashku me partneren e tij, Kim Turnbull.
Ndryshe nga i ati, që ka një histori me PSG-në, Romeo njihet si tifoz i Arsenalit dhe e jetoi me emocion ndeshjen nga tribuna.






