Përplasjet mes tifozëve dhe policisë në Paris: 400 arrestime pas fitores së PSG-së

Përplasjet mes tifozëve të futbollit dhe policisë në Francë kanë çuar në më shumë se 400 arrestime, pas fitores së Paris Saint-Germain (PSG) në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

Mijëra efektivë policorë u angazhuan për të frenuar trazirat që shkaktuan ndërprerje të shërbimeve të autobusëve, trenave dhe hekurudhave në Paris.

Gjatë festimeve u hodhën fishekzjarrë dhe flakadanë, ndërsa disa policë mbetën të lënduar.


- Advertisement -

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat në qendër të qytetit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Brendshme e Francës bëri të ditur se deri në orët e para të së dielës ishin arrestuar 416 persona, prej të cilëve 280 në Paris.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha se shtatë policë janë lënduar dhe i cilësoi trazirat si “absolutisht të papranueshme”.

Kjo është hera e dytë radhazi që festimet pas suksesit të PSG-së shoqërohen me incidente të dhunshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *