Një kamionetë me mall, më saktësisht me shishe të mbushura me ujë, është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në drejtimin Prizren–Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident është e përfshirë vetëm një kamionetë, ndërsa lëndime kanë pësuar dy personat cilët kanë marrë tretman mjekësor. “Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes.
Njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht”, ka shtuar Krasniqi.
Aksidenti, sipas Krsniqit, ka ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (kilometri i 51-të) në ora 09:30 të së shtunës.






