Demaku: Bedri Hamza është njeri i dëshmuar i punës, PDK-ja ka qëndruar fuqishëm

Demaku deklaroi se PDK-ja pavarësisht mungesës së ish-krerëve të UÇK-së, ka qëndruar fuqishëm duke thënë se i pari i kësaj partie, Bedri Hamza është njeri i dëshmuar i punës. “Mungesa e dy liderëve tanë nuk është humbje vetëm për PDK-në, është humbje për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Atë duhet ta ndjej çdo njeri i arsyeshëm në këtë vend, sepse arsyeja që ata janë atje, ata janë duke u sakrifikuar për krejt atë që kemi bërë ne për të jetuar sot të lirë.

Megjithatë, PDK ka qëndruar fuqishëm pavarësisht këtyre vështirësive.


- Advertisement -

Ne sot e kemi Bedri Hamzën kryetarin e PDK-së, kandidatin tonë për kryeministër i cili është i dëshmuar për punë”, tha ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *