Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se vizioni i LDK-së është shtet që krijon mirëqenie, ndërton siguri e pasuri.
Dhe jo shtet që e menaxhon varfërinë dhe udhëhiqet me krizë.
Sipas tij vizioni i LDK-së nuk është as shtet që harxhon 20 miliardë euro e nuk lë as edhe një shenjë, transmeton Klankosova.tv.
Ky është vizioni ynë.
Jo shtet që e menaxhon varfërinë, por shtet që krijon mirëqenie.
Jo shtet që udhëhiqet me krizë, por shtet që ndërton siguri.
Jo shtet që ulë pritjet e qytetarit, por shtet që krijon mirëqenie e pasuri.
Jo shtet që i harxhon 20 miliardë euro e nuk e lë as edhe një shenjë.
Por shtet që investon dhe investon secilën ditë në vendin e vet.






