Aksident i rëndë rrugor në Elbasan: Drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Siç shkruan Euronewsal, nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë që udhëtonte me të, përcjell Klankosova.tv.

Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.


- Advertisement -

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *