Abdixhiku tha se qytetarët mund të zhgënjehen, por sipas tij, ata nuk heqin dorë nga shpresa për ndryshim. “Ky popull nuk mund të lodhet.
Mund të zhgënjehet, por nuk pushon kurrë së ëndërruari për një Kosovë më të mirë”, deklaroi ai.
Abdixhiku tha se Kosova meriton një udhëheqje të denjë dhe kritikoi qeverisjet që, sipas tij, pushtetin e shohin si pronë personale. “Kosova e ka popullin më të mirë në botë.
Le t’i japim udhëheqjen që meriton, jo mashtrues, jo përçarës, jo autokratë të vegjël që pushtetin e shohin si pronë, e qytetarin si turmë”, deklaroi Abdixhiku.
Në fjalimin e tij, ai shtoi se populli i Kosovës nuk është popull i dorëzimit dhe ka ditur të qëndrojë edhe në periudhat më të vështira. “Punën tuaj të madhe si popull, arritjen tuaj si gjeneratë, po ua pengojnë çdo ditë politikanë komedianë”, tha ndër të tjera kandidati i LDK-së për kryeministër, njofton Klankosova.tv.






