Cllevio dëshmon në gjykatë në lidhje me konfliktin me Noizy: ‘Nuk je sha ti me rob?’

Personazhi i njohur i TikTok-ut, Cllevio, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut.

Pas daljes nga gjykata, ai dha një prononcim për mediat, ku komentoi jo vetëm mbi çështjen për të cilën ishte thirrur, por edhe mbi përplasjen e tij të njohur me reperin Noizy.

Cllevio theksoi se konflikti me Noizyn ka qenë thjesht verbal, duke minimizuar situatën dhe duke e krahasuar me debatet që ndodhin në politikë. ‘Jemi sha me rob, siç shahen aty në Parlament.


- Advertisement -

Nuk je sha ti me rob?’, u shpreh ai me ironi para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se sharjet mes tyre nuk kanë kaluar në ndonjë përplasje fizike.

Ai shtoi se nuk i ka kërkuar ndihmë Laert Haxhiut në lidhje me këtë konflikt dhe këmbënguli se gjithçka ka qenë brenda kuadrit të një përplasjeje personale dhe ‘artistike’.

Në fund të deklaratës, Cllevio bëri edhe një pohim që ngjalli reagime në ambientin pranë gjykatës, duke thënë se kishte kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama për t’u pajtuar me Noizyn. ‘I kam kërkuar Ramës të më pajtojë se e ka të vetin, por nuk më ka kthyer përgjigje,’ tha ai, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *