Dramë në Roland Garros: Tenisti italian shkruan histori, por përballen me sfidë të papritur

Tenisti italian dukej se e kishte gjithçka nën kontroll, teksa fitoi dy setet e para me rezultatin 6-3 dhe 6-2, ndërsa në setin e tretë kryesonte bindshëm 5-1.

Por pikërisht aty nisi rënia dramatike e tij.

Nën temperaturat e larta në Paris, Sinner filloi të shfaqte probleme serioze fizike.


- Advertisement -

Italiani kërkoi ndërhyrjen e stafit mjekësor, pasi ndihej i lodhur ekstremisht dhe me të përziera, ndërsa energjia e tij ra ndjeshëm.

Megjithëse u rikthye në fushë, ai nuk ishte më i njëjti lojtar.

Cerundolo përfitoi nga gjendja e rivalit dhe përmbysi gjithçka, duke vulosur një fitore sensacionale që eliminon favoritit kryesor të turneut.

Pas largimit të Sinnerit dhe mungesës së Carlos Alcaraz për shkak të problemeve fizike, Novak Djokovic mbetet i vetmi fitues Grand Slam-i ende në garë në Roland Garros.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *