Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Gjakova.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. “Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren në fshatin Rugovë, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Sipas informatave fillestare, deri më tani si pasojë e aksidentit janë raportuar dy persona të lënduar.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton PK.






