Prokuroria Speciale e Kosovës ngrin aktakuzë për rastin e kanosjes në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 19 maj të këtij viti, në Prishtinë, ka kanosur seriozisht të dëmtuarin B.B. “Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit”, thotë Prokuroria.


- Advertisement -