Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka prezantuar të dielën shërbimin e ri publik për largimin e mbeturinave vëllimore, duke ofruar një zgjidhje të organizuar, të shpejtë dhe falas për qytetarët e kryeqytetit.
Në emisionin “Fol me Arin”, Retkoceri ka deklaruar se ky shërbim ka për qëllim lehtësimi i shërbimit për qytetarët, dhe uljet e shpenzimeve për kompanitë për largimin e mbeturinave.
Tutje, ai shtoi se kjo platformë po pritet shumë mirë nga qytetarët, teksa u bëri thirrje atyre që nuk janë regjistruar në aplikacion, ta bëjnë këtë.
Po ashtu, Retkoceri tha se deri më tani janë 70 regjistrime, ndërsa 15 prej tyre kanë përfunduar kërkesën e qytetarëve për të larguar mbeturinat vëllimore.






