Ish-asistenti i Matthew Perry dënohet me burg pas vdekjes së aktorit

Ish-asistenti i Kenneth Iwamasa, i cili e injektoi yllin e serialit “Friends” me ketaminë ditën që ai vdiq, është dënuar me më shumë se tre vjet burg për veprimet e tij.

Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, pasi u mbyt në një xhakuzi në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Iwamasa u dënua me 41 muaj burg dhe do të jetë nën mbikëqyrje për dy vite pas lirimit.


- Advertisement -

Ai duhet të dorëzohet tek autoritetet deri në orën 12:00 të datës 17 korrik për të filluar vuajtjen e dënimit.

Përballë familjarëve të Perry-t, Iwamasa shprehu pendim për veprimet e tij dhe shpreson që historia e tij të shërbejë si paralajmërim për të tjerët.


- Advertisement -