Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha u shfaq me një paraqitje të guximshme në American Music Awards 2026 (AMA), të mbajtura më 25 maj 2026 në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.
Detaji që mori më shumë vëmendje ishin këpucët e pazakonta: sandale të zeza sateni me majë të hapur, të cilat kishin të vendosur sipër këmbës një akrep të zbukuruar me gurë.
Rexha i kombinoi këto sandale me çorape rrjetë të zeza, duke e theksuar edhe më shumë stilin “edgy”.
Në tapetin e kuq, Bebe u shfaq me një veshje të zezë prej lëkure, me shumë aksesorë metalikë dhe elemente “hardware-heavy”.
Look-u u kompletua me detaje të spikatura si korset, fundi me prerje asimetrike dhe pllaka dekorative argjendi me motiv qendror.
Këngëtarja shfaqet e sofistikuar dhe në trend me stilin e saj të veçantë.






