Lil Wayne raportohet se i ka dhënë fund beqarisë.
Sipas mediave ndërkombëtare, reperi 43-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr., i ka propozuar për martesë një vajze shumë më të re në moshë, e cila thuhet se është në të 20-at dhe vjen nga Indiana.
Burime për TMZ kanë bërë të ditur se propozimi ka ndodhur ‘gjatë këtij viti’.
Deri më tani, përfaqësuesit e artistit nuk kanë reaguar publikisht lidhur me lajmin.
Jeta sentimentale e reperit të hitit “Lollipop” ka qenë shpesh në qendër të mediave ndër vite.
Së fundmi, ish-partnerja e tij, Denise Bidot, e akuzoi publikisht artistin se i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pikërisht në Ditën e Nënës në vitin 2025. “Ndarja me dikë në Ditën e Nënës është djallëzore”, kishte shkruar ajo në rrjetet sociale në atë kohë, duke shtuar se po përpiqej ta kalonte situatën me besim dhe forcë.






