Indri Shiroka në spektaklin e së hënës në Ferma VIP kërkonte ndarjen live nga Vanesa Sono.
Ai i kishte shkruar një letër asaj për t’ia njoftuar rreth ndarjes, pasi ish-konkurrentja ishte jashtë fermës.
Ky veprim i aktorit u komentua gjerësisht nga fermerët e tjerë, duke i lënë ata të shokuar.
Në një bisedë me Sara Karajn, Elvis Pupa bëri një deklaratë të fortë për Indrin, duke thënë: ‘Gjithë mashtruesit kanë me vuajtur në këtë jetë, gjithë manipulatorët se vuajnë se e varin jetesën e vet te manipulimi i të tjerëve.
Njerëzit janë mësuar me dallavere, kështu do t’i shkojë jeta të gjithëve.’ Vanesa, nga ana tjetër, duket se mbështet këtë deklaratë, duke e shpërndarë në InstaStory.






