Vala e Të Nxehtit Godet Evropën Perëndimore: 7 Persona Vdesin në Francë

Shtatë persona kanë vdekur në Francë si pasojë e një valë ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore.

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë regjistruar temperatura rekord për muajin maj dhe parashikimet tregojnë se temperaturat do të rriten edhe më tej.

Sipas mediave të huaja, Agjencia kombëtare e motit në Francë, Meteo France, ka bërë të ditur se temperatura më e lartë e regjistruar ka arritur 37.1 gradë Celsius pranë Hossegor, në rajonin jugperëndimor të Les Landes.


- Advertisement -

Sipas parashikimeve, temperaturat në pjesën perëndimore të vendit mund të kalojnë edhe 36 gradë Celsius gjatë ditës së martë.

Ndërkohë, në Spanjë, autoritetet meteorologjike kanë paralajmëruar se temperaturat e larta do të vazhdojnë në disa rajone, ku në luginat e Guadiana, Guadalquivir dhe Ebro priten vlera nga 36 deri në 38 gradë Celsius, të cilat mund të zgjasin deri të premten.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim në Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, me temperatura që tejkalojnë mesataret sezonale për 12 deri në 13 gradë Celsius.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *