Lumir Abdixhiku fton qytetarët të marrin pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njëherësh kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik, ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 7 qershor.

Ky tubim do të mbahet të enjten, nga ora 18:00, në sallën ‘1 tetori’ në kryeqytet.

Abdixhiku ka thënë se do të jetë tubimi më i madh elektoral. ‘Mblidhemi edhe një herë.


- Advertisement -

Këtë herë bashkë!

Në tubimin më të madh elektoral.

Në një natë që nis një rrugëtim të ri.

Në një sallë plot njerëz që besojnë se Kosova, atdheu ynë, ka ende ëndrra për të ndërtuar, shpresë për të ringritur dhe njerëz të mirë që nuk heqin dorë prej saj, por bëhen bashkë!’, ka shkruar Abdixhiku.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *