Futbollisti Mërgim Berisha ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për vajzën e tij, e cila feston ditëlindjen e parë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ndau një fotografi të ëmbël të vogëlushes pranë tortës së ditëlindjes, duke e shoqëruar me një dedikim prekës në gjuhën gjermane. ‘Ditëlindja e parë e princeshës sime të vogël.
Sot bëhesh 1 vjeç dhe babai nuk mund ta përshkruajë sa të lumtur na bën.
Që kur ti je në jetën tonë, gjithçka është bërë më e bukur,’ ka shkruar ai.
Tutje tha: ‘Të uroj shëndet, dashuri dhe shumë lumturi në jetë.
Babi dhe mami do të të mbrojnë gjithmonë dhe do të të duan pafundësisht.’ Berisha është i martuar me partneren e tij, Edonën, me të cilën ndan edhe vajzën.
Në anën profesionale, ai në fillim të këtij viti u bë pjesë e skuadrës së re, por që ka mbetur në futbollin gjerman.






