Kryetarja e Preshevës takohet me kongresistët amerikanë: ‘Historike për Luginën’

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, është takuar sot me dy kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, që vizituan Luginën.

Sinani takimin e quajti historik. “Zëri i Luginës së Preshevës sot u dëgjua te ata që marrin vendime të mëdha”, deklaroi e para e Preshevës.

Dyshja amerikane sot u prit në takim edhe në Këshillin Shqiptar të Luginës së Preshevës, konkretisht nga kreu i saj Enkel Rexhepi dhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.


- Advertisement -

Self dhe Subramanyam, nesër do të ndalen për një vizitë edhe në Kosovë.


- Advertisement -