Historia e dashurisë mes Olës dhe Adionit, e nisur gjatë eksperiencës së tyre në Ferma VIP 3, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Çifti, që pas përfundimit të formatit e zyrtarizoi lidhjen me fejesë, po shfaqet gjithnjë e më i afërt edhe me familjet e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Ola ka ndarë me ndjekësit një dedikim të veçantë për nënën e Adionit, Adelina, me rastin e ditëlindjes së saj.
Ajo publikoi një fotografi të ngrohtë pranë vjehrrës, ku dyshja shfaqen të përqafuara dhe mjaft të afërta.
Krahas imazhit, ish-fermerja shkroi një urim plot dashuri, duke i uruar asaj edhe shumë vite të lumtura pranë familjes.
Për më tepër, Ola vendosi edhe një emoji kurore mbi kokën e vjehrrës, si simbol respekti dhe vlerësimi.






