Grupet kriminale shqiptare: Nga emigracioni paligjshëm te narkotrafiku ndërkombëtar

Deklaratat u bënë gjatë një konference të përbashkët me SPAK-un, pas operacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane kundër një grupi të dyshuar për pastrim parash mes Shqipërisë dhe Italisë.

Organizatat kriminale shqiptare janë më të konsoliduarat dhe më të përhapurat në të gjithë Bashkimin Evropian.

Grupet shqiptare kanë marrë një rol shumë më të madh në krimin ndërkombëtar.


- Advertisement -

Prokurori italian theksoi se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të forcohen përmes kontrollit territorial dhe eliminimit të rivalëve në Shqipëri, përpara se të zgjeronin aktivitetin jashtë vendit.

Grupet kriminale shqiptare funksionojnë mbi kode të forta familjare dhe tradicionale.


- Advertisement -