Deklarata e deputetit shqiptar për diskriminimin ndaj shqiptarëve në Preshevë

Në një reagim pas takimit, Kamberi tha se vizita po zhvillohet në një periudhë kur shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përballen me politika diskriminuese nga pushteti në Beograd.

Pushteti në Serbi ka ndërtuar një qasje sistematike të margjinalizimit ndaj shqiptarëve: pasivizim administrativ për të zvogëluar praninë shqiptare, përjashtim nga institucionet shtetërore, diskriminim ekonomik, moszhvillim të qëllimshëm dhe mohimin e të drejtave elementare kombëtare e gjuhësore.

Ekziston një standard i dyfishtë në raportin e Serbisë me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe serbët në Kosovë.


- Advertisement -

Kamberi kërkon barazi reale dhe respektim të marrëveshjeve të arritura ndër vite.

Deputeti shqiptar vlerëson angazhimin amerikan për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Heshtja ndaj padrejtësive mund të sjellë pasoja afatgjata për rajonin.

Kamberi thotë se Ballkani Perëndimor duhet të ndërtohet mbi drejtësi, barazi dhe standarde të njëjta për të gjithë qytetarët.


- Advertisement -