Komisioni Zgjedhor i Kosovës ka vendosur të mundësojë votuesve mbi 80 vjeç të regjistrohen për të votuar përmes ekipit mobil në ditën e zgjedhjeve nga vendbanimi i tyre.
Ky aktivitet e lehtëson pjesëmarrjen e votuesve me nevoja të veçanta në zgjedhje.
KQZ ka hapur periudhën e regjistrimit për votuesit me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 7 qershorit.
Regjistrimi mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e votuesit.
Në ditën e zgjedhjeve, ekipe mobile do të vizitojnë votuesit për t’u mundësuar votimin.
KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike për lehtësimin e procesit të regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta.






