BTS është shpallur “Artisti i Vitit” në American Music Awards për të dytin vit radhazi, duke forcuar edhe më shumë statusin e grupit si një nga emrat më të mëdhenj të muzikës globale.
Grupi koreano-jugor triumfoi përballë artistëve si Taylor Swift, Bruno Mars, Bad Bunny dhe Lady Gaga në kategorinë kryesore të ceremonies.
Përveç çmimit kryesor, BTS fitoi edhe çmimin “Kënga e Verës” me hitin “SWIM”, ndërsa grupi i labelit të tyre, Katseye, u shpall “Artisti i Ri i Vitit”.
Fituesit e AMA-ve zgjidhen tërësisht nga publiku, çka e bën mbështetjen e fansave vendimtare.
BTS vazhdon të mbështetet fuqishëm nga fandom-i i tyre i njohur si “ARMY”, i cili numëron miliona fansa në mbarë botën dhe konsiderohet një nga komunitetet më aktive në industrinë muzikore.






