Vanesa Sono reagon pas eliminimit: arsyet pse refuzoi të jetë pjesë e Prime-it sot

Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Vanesa Sono, ka reaguar publikisht për herë të parë pas eliminimit, duke sqaruar arsyen pse ka vendosur të mos jetë pjesë e Prime-it mbrëmjen e sotme.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja ka falënderuar fillimisht të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërsa ka shpjeguar edhe pse ka zgjedhur të heshtë ditët e fundit.

Vanesa ka bërë të ditur se nuk do të jetë e pranishme në studio sonte, duke thënë se e ka kuptuar përmbajtjen e një letre që, sipas saj, ishte ideuar për t’u bërë publike dhe se kjo ishte arsyeja pse i ishte kërkuar me ngulm pjesëmarrja.


- Advertisement -

Më tej, ajo ka zbuluar se të premten i është kërkuar të zhvillojë një ballafaqim në studio me dy ish-konkurrente të tjera, Klevisa dhe Sara.

Sipas Vanesës, pasi refuzoi një përballje të tillë, i është përmendur ekzistenca e letrës, e cila – sipas saj – u përdor si mjet presioni.

Në mbyllje të reagimit, Vanesa ka bërë një deklaratë të fortë, duke theksuar se askush nuk duhet të përdorë figurën e vajzave për audiencë apo për intriga loje.

Ndërkohë, gjatë Prime-it të sotëm, Indri deklaroi live se do ta përfundojë marrëdhënien me Vanesën, duke thënë se ditët larg saj i ka ndier si “liri” dhe jo si mungesë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *