Njoftim për Faljen e Kurban Bajramit në Tiranë

Komuniteti Mysliman në Shqipëri ka njoftuar besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e mërkurë, më 27 maj, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Tiranë.

Falja e namazit do të fillojë në ora 06:30, ndërsa pritjet tradicionale do të zhvillohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Programi i plotë për faljen e Kurban Bajramit përfshin leximin e Kur’anit, fjalën e kryetarit të KMSH-së, ligjëratë dhe faljen e namazit të Bajramit.


- Advertisement -

Besimtarët ftohen të pajisen me sixhade për komoditet gjatë faljes.


- Advertisement -