Në Strellc të Epërm është organizuar për të gjashtin vit me radhë aktiviteti për dhurimin e gjakut, në shënim të 25 Majit – Ditës së Dëshmorëve dhe fillimit të Luftës Frontale të UÇK-së në këtë zonë.
Lidhur me këtë aktivitet, për Klan Kosovën ka folur anëtari i këshillit organizativ, Vatan Istrefaj, i cili tha se janë krenarë që kjo nismë po vazhdon tash e gjashtë vite.
Ai theksoi se organizimi lidhet ngushtë me fillimin e luftës frontale në fshatin Strellc të Epërm, si dhe me rënien e dëshmorit dhe heroit të parë të fshatit, Ismet Ukaj. ‘Ne si këshill organizativ nga Strellci i Epërm jemi mjaft krenarë që sot, për herë të gjashtë, po organizojmë dhurimin e gjakut në fshatin tonë.
Kjo ka të bëjë me fillimin e luftës frontale në fshatin Strellc i Epërm, ku ka rënë edhe dëshmori dhe heroi i parë i fshatit tonë, Ismet Ukaj.
Po e organizojmë këtë aksion dhe numri i dhuruesve të gjakut po rritet vit pas viti’, tha Istrefaj.






