Në përvjetorin e rënies së tyre, në Kompleksin Memorial, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë e qytetarë, Haradinaj nderoi heroizmin dhe sakrificën e tyre për atdhe.
Po në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimës, Brigada 162 “Agim Bajrami” ia dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani dhe Avdullah Baftiu.
Haradinaj pos që kujtoi të njëjtit, tha se në këto luftime, armiku ekzekutoi edhe dhjetë motra e vëllezër tanë të paarmatosur. ‘Liria jonë u shkrua me gjakun, mundin dhe sakrificën e bijve e bijave më të mira të këtij vendi.
Përulje e përhershme para veprës së tyre heroike dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që ranë për Kosovën,’ ka shkruar ai.






