Ardian Gjini shpreh mirënjohje për mbështetjen e marrë pas zgjedhjes në krye të partisë

Kryetari i Aleancës, njëherësh kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë pas zgjedhjes në krye të partisë, duke falënderuar qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit për besimin e dhënë.

Gjini tha se është thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje, duke e cilësuar këtë besim si një zotim për më shumë punë dhe përgjegjësi.

Ai ka adresuar një falënderim të veçantë për Kryetarin e Nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ka treguar lidership të palëkundur dhe besim për të çuar përpara vizionin e përbashkët politik.


- Advertisement -


- Advertisement -