Ngjarje tragjike në Elbasan: Fëmija 7-vjeçar humb jetën në aksident rrugor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit.

Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


- Advertisement -


- Advertisement -