Debati i ashpër në Ferma VIP shkakton tensione të mëdha në rrjet – Kosovë

Atmosfera në Ferma VIP është tensionuar ndjeshëm pas një debati të ashpër mes Ilirit dhe Mozës, i cili ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Situata degradoi në ofendime dhe tone agresive, duke habitur edhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Debati nisi pas një komenti të Mozës për një skenë të komentuar si LGBT, ndërsa më pas Iliri reagoi ashpër ndaj saj.


- Advertisement -

Ai përdori një gjuhë fyese dhe kërcënuese, ndërsa fermerët e tjerë u përpoqën ta qetësonin situatën.

Edhe pse që në hyrje të formatit Iliri kishte treguar se nuk kishte raport të mirë me Mozën, ditët e fundit ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar kohë bashkë dhe duke krijuar afrimitet.

Pikërisht ky ndryshim i menjëhershëm në sjellje ka ngjallur diskutime të shumta mes publikut.

Në pamjet e transmetuara, Iliri dëgjohet pranë pishinës duke thënë: ‘Bir kur*e, qelbësirë femër’, ndërsa banorët përreth mbeten të shokuar nga fjalori i përdorur.

Më pas ai vazhdon me deklarata të tjera të rënda, duke u shprehur: ‘Tre shterpa janë, asgjë tjetër, tre shterpa e them tamam’.


- Advertisement -