Zyrtarë të administratës amerikane kanë prezantuar detaje për marrëveshjen kornizë, e cila synon t’i vë fund konfliktit me Iranin.
Sipas një zyrtari të administratës Trump, palët kanë 60 ditë për të finalizuar përpunimin e marrëveshjes.
Një prej pikave kryesore është që Irani të mos përfitojë asnjëherë armë bërthamore dhe të ndalojë pasurimin e uraniumit.
Detaje për shkatërrimin e rezervave do të caktohen në fazat e mëtejshme të bisedimeve.
Në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, për të cilën nuk ka dhënë detaje konkrete, zyrtari thekson se nëse Irani nuk plotëson detyrimet, nuk do të përfitojë asgjë.
Kjo deklaratë vjen në kontekstin e rritjes së spekulimeve për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, një temë për të cilën ka folur edhe presidenti Trump.






