Taylor Swift dhe partneri i saj, Travis Kelce, tërhoqën vëmendjen gjatë një ndeshjeje të Knicks, ku u panë shumë të afërt në tribunën VIP. Çifti u fotografua duke shkëmbyer momente romantike, ndërsa fansat nuk i ndalën reagimet në rrjetet sociale.
Këngëtarja u komentua gjerësisht edhe për paraqitjen e saj elegante, me një kombinim luksoz që përfshinte veshje dhe aksesorë nga marka të njohura si Stella McCartney, Dior dhe Tiffany & Co, shkruan DailyMail.
Dukja e saj u vlerësua me mijëra funte dhe u kthye menjëherë në temë diskutimi në mediet rozë.
Nga ana tjetër, Travis Kelce u bë viral gjatë ndeshjes për reagimet energjike në tribunë, ndërsa në një moment u shfaq duke nxitur tifozët e Cleveland Cavaliers.






