Në një deklaratë të dielën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se Rusia ka lëshuar raketën balistike me rreze të mesme ‘Oreshnik’ në rajonin e Kievit, shkruan Euronews.
Ministria e Mbrojtjes ruse konfirmoi incidentin, duke e justifikuar si hakmarrje pas sulmeve ukrainase ndaj objektivave civilë.
Reagimet e forta nga personalitete ndërkombëtare nuk kanë munguar, duke përfshirë dënimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, akuzoi Kremlinin për brutalitet dhe shpërfillje ndaj jetës njerëzore, ndërsa Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, e cilësoi sulmin si akt të neveritshëm terrori kundër popullsisë civile ukrainase.






