Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i AAK-së, pas 26 vitesh udhëheqje nga Ramush Haradinaj

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas 26 vitesh udhëheqje nga Ramush Haradinaj.

Në të njëjtin kuvend, Gjini ka marrë mbështetje nga delegatët dhe nga vetë ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, në fjalimin e tij, ka falënderuar bashkëpartiakët për rrugëtimin e përbashkët dhe ka theksuar se do të vazhdojë t’i shërbejë Kosovës edhe pas largimit nga drejtimi i partisë. “Sot kryetar Ardian, ne besojmë në ty, besojmë të jesh prijësi ynë, të jesh prijësi i Kosovës, i listës sonë më të mirë.


- Advertisement -

Ashtu siç i kam besuar vetes në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit.

Përjetë me ty Ardian, përjetë Aleanca”, tha mes tjerash Haradinaj.


- Advertisement -