Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë Kuvendin Zgjedhor sot, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe strukturat drejtuese të kësaj partie.
Nga ora 11:30 do të zhvillohet ngjarja, ku Ardian Gjini e ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën për ta udhëhequr AAK-në.
Pas 26 vjetëve të udhëheqjes së Ramush Haradinajt, pritet që Gjini të marrë ‘timonin’ e këtij subjekti politik.
Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, ka mbetur në histori përballë gjyqit në Hagë dhe fitoren e tij në betejën me drejtësinë.
Ky moment shënon një fazë të re për AAK-në para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.





