Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri përfundon me një kandidat

Mbyllet procesi i zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, në garën me vetëm një kandidat, Sali Berishën, ndërsa mbrëmjen e sotme janë bërë publike edhe rezultatet paraprake nga selia blu.

Nënkryetarja e PD, Albana Vokshi, e shoqëruar nga kryetari i partisë Sali Berisha, ka lexuar të dhënat zyrtare, duke bërë me dije se në 77 degët e partisë kanë votuar gjithsej 39.441 anëtarë.

Sipas rezultateve të bëra publike, 38.902 vota janë konsideruar të vlefshme dhe 539 të pavlefshme.


- Advertisement -

Nga votat e vlefshme, 37.341 kanë qenë pro, 1.055 kundër dhe 506 abstenime.

Votimi nisi në orën 08:00 të mëngjesit në 87 qendra votimi të hapura në të gjitha degët e Partisë Demokratike në vend.

Në këtë proces, në garë ishte vetëm kryetari aktual Sali Berisha, i cili e ka cilësuar votimin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.

Pas përfundimit të procesit, Partia Demokratike pritet të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të miratohen edhe ndryshimet në statut.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *