Hull City fiton finalen e play-off-it dhe rikthehet në Premier League

Hull City ka siguruar rikthimin në Premier League pas një fitoreje të rëndësishme në finalen e play-off-it të EFL Championship, duke mposhtur Middlesbrough FC me rezultat minimal 0-1 në stadiumin Wembley.

Goli vendimtar u realizua në minutat e fundit nga Oliver McBurnie, duke i siguruar Tigrave rikthimin në elitën e futbollit anglez pas 4 vitesh.

Hull City i bashkohet Coventry City FC dhe Ipswich Town FC si skuadrat e reja të ngjitura në Premier League, duke kompletuar listën e klubeve që do të garojnë në sezonin e ri të futbollit anglez.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *