Filmi horror ‘Obsession’, i cili u shfaq në kinema më 15 maj 2026, fitoi 17.2 milionë dollarë në fundjavën e parë dhe më pas zuri vendin e parë në biletaritë amerikane nga e hëna deri të mërkurën.
Filmi i regjisorit Curry Barker ndjek një të ri i cili dëshiron që e dashura e tij të binte në dashuri me të pasi përdor një lodër fëmijësh në dukje të zakonshme, dhe ky vendim shkakton një sërë pasojash të tmerrshme.
Me aktorët kryesorë Michael Johnston dhe Inde Navarrette. ‘Obsession’ mblodhi 30.2 milionë dollarë në arkëtimet amerikane gjatë javës së parë të shfaqjes, gjë që konfirmon më tej interesin e fortë të publikut.
Reagimet shumë të mira nga shikuesit dhe kritikët kontribuan në rezultatet pozitive.
Lidhur me kritikat, Elijah Fischer i FilmJawn deklaroi: ‘Edhe nëse nuk i përmbahet njësisë së tij tematike, ‘Obsession’ është prapëseprapë një film horror jashtëzakonisht bindës, argëtues dhe efektiv.’






