Franca ndalon hyrjen e ministrit izraelit të Policisë në territorin francez

Franca ka vendosur t’ia ndalojë hyrjen në territorin francez ministrit izraelit të Policisë, Itamar Ben-Gvir, deklaroi të shtunën ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot.

Ai tha se ky vendim pasqyron zemërimin në rritje të qeverive në mbarë botën lidhur me trajtimin e flotilës aktiviste që po shkonte drejt Gazës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Që nga sot, Itamar Ben-Gvir e ka të ndaluar hyrjen në territorin francez,” shkroi Barrot në platformën X.

Ai shtoi se, së bashku me homologun italian, po i kërkon European Union të vendosë gjithashtu sanksione ndaj Ben-Gvirit.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *