Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga LDK-ja, ka kaluar mbrëmjen e sotme në fshatin Pobërgjë të Vokshit, në Deçan, ku ka përjetuar një pritje të jashtëzakonshme me një entuziazëm të veçantë. “Mbështetja për LDK-në po ndihet fort.
Ka energji, ka besim, ka një frymë të re bashkimi që po rritet çdo ditë.
Kur qytetarët nisin të besojnë sërish, kur shpresa kthehet në bisedë të përditshme, e kupton se diçka e madhe po lëviz”, tha Abdixhiku.
Në fund, ai falënderoi të pranishmit për, siç tha, pritjen kaq të ngrohtë. “Pobërgja sonte na dha shumë zemër”, përfundoi Abdixhiku.
Kandidati për kryeministër ishte i shoqëruar nga kandidatja për presidente, bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani.






