Ndahet nga jeta humoristi i njohur shqiptar Fadil Gashi: Familja dhe miqtë në pikëllim
Ka ndërprerë jetën humoristi i njohur shqiptar Fadil Gashi, duke lënë pas dhimbje të thella te të afërmit, shoqëria dhe fansat e tij.
Lajmi për largimin e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale, ku kanë shprehur trishtimin për humbjen e një personazhi të dashur. ‘Të Allahut jemi dhe tek Ai rikthehemi.
Sot na ka lënë vëllai ynë Fadil Gashi.
Detajet për varrimin do të shpallen më vonë,’ thuhet në njoftimin e familjes.
Fadil Gashi njihet për talentin dhe kontributin e tij në skenën artistike shqiptare, duke fituar zemrat e shumë njerëzve ndër vite.

