Aksident trafiku në Prishtinë-Podujevë: Tre persona të lënduar

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Me rastin në fjalë tashmë po merret edhe njësiti i trafikut rajonal, teksa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”. “Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.


- Advertisement -


- Advertisement -