Skandali në kafenenë e njohur në Londër: Baristi 19-vjeçar i pushuar për dizajn të ngjashëm me svastikë

Një barist i ri 19-vjeçar në kafenenë e njohur në Hampstead të Londrës, The Coffee Cup, u pushua nga puna të dielën pasi në kajmakun e kafesë së myshteriut hebre kishte bërë një dizajn që i ngjante svastikës.

Myshteriu në fjalë, i cili kishte kërkuar të mbetej anonim, kishte thënë për Jewish News se kishte shkuar për mëngjes me familjen e tij dhe kishte vendosur të ndalonte në The Coffee Cup pa bërë rezervim.

Gruaja e tij porositi një kapuçino, dhe kur mbërriti, ai vuri re dizajnin në kajmak.


- Advertisement -

Myshteriu tha se nuk donte të bënte skena, por thirri menaxherin për të ngritur shqetësimin e tij. ‘I thashë, ‘Dëgjo, ne jemi hebrenj, ndoshta kjo edhe duket, kështu që për mua ky duket si një simbol shumë i qartë, dhe nuk jemi të kënaqur me këtë’.

Menaxheri kryesor i kafesë, shqiptari Bekim Haradini, bëri një foto të kafesë dhe hyri në kuzhinë, dhe më pas doli e kërkoi falle. ‘Ai na tha, ‘Dëgjo, më vjen shumë keq.

Nuk mendoj fare ta ketë pasur atë qëllim.

Kemi një barist të ri.

Ai është 19-vjeçar.

Thotë se as nuk e di çfarë është svastika.

Po përpiqej të bënte një spirale.

Na vjen shumë, shumë keq.’’ Sidoqoftë, Haradini i kishte thënë Jewish News se e kishte pushuar baristin menjëherë nga puna. ‘Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë,’ tha ai. ‘U trishtova shumë.

E shkarkova.

Ai është i ri, filloi të qajë dhe po dridhej, por unë u zemërova aq shumë.

Ai nuk punon më këtu’.

Baristi, i identifikuar si Mesut, i cili punonte fundjavave në këtë kafene, i tha Haradinit se nuk e kishte kuptuar se dizajni i ngjante simbolit. ‘Tha se nuk e dinte,’ tha Haradini. ‘Unë thashë, ‘Si nuk e dije?’ Ai tha, ‘Të betohem se nuk e kam bërë qëllimisht.’’ Jewish News shkoi pamjet e kamerave të sigurisë për të analizuar momentin e përgatitjes së kafesë dhe nuk gjeti asnjë provë që simboli të ishte bërë qëllimisht.


- Advertisement -