Njoftim: Masat për mbështetje financiare për studentët, punëtorët dhe pensionistët në Kosovë

Derisa, për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, aplikimi do të hapet javën tjetër, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave. “Për pensionistët dhe fëmijët, po synojmë që ekzekutimin me bë me fillim të javës së ardhshme, pra para festës së Bajramit.

Ndërsa masën për mbështetjen e studentëve dhe punëtorëve që nuk janë në sektorin publik synimi është që javën e ardhshme të hapet aplikimi dhe varësisht nga koha që merr verifikimi do të bëhet ekzekutimi”, tha Murati.

Bëhet e ditur se përfituesit që hyjnë në më shumë se një kategori të mbështetjes do të marrin vetëm njëherë shumën përkatëse, në mënyrë që çdo individ të përfitojë njëherë dhe të shmanget dyfishimi i pagesave.


- Advertisement -


- Advertisement -