Protestë në Prishtinë për mbrojtjen e Rugovës: ‘Prona është e shenjtë’

Me pankarta në duar dhe me mesazhe si ‘Stop padrejtësive ndaj trevës së Rugovës’, ‘Prona është e shenjtë’ dhe ‘Rugova jashtë parkut’, qytetarë kanë nisur protestën në Prishtinë para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Protesta, e cila nuk është e para e këtij lloji, po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e punimeve dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Organizator i protestës është Idriz Kurtbogaj, ndërsa pjesëmarrësit janë ftuar që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, me synim mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Rugovës.


- Advertisement -


- Advertisement -