Protestë në Prishtinë kundër vendimit për pezullimin e mallrave në Rugovë

Sot në Prishtinë do të zhvillohet një protestë para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kundër vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protesta do të mbahet me moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.

Nisja e transportit organizuar është planifikuar në ora 09:30 nga lokali “Peja City”.


- Advertisement -

Organizator i protestës është Idriz Kurtbogaj, duke ftuar pjesëmarrësit të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të qetë dhe dinjitoze për mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Rugovës.

ATV është një projekt medial i themeluar nga “Media Invest”, me një ekip profesionist që raporton nga Kosova, rajoni dhe bota.


- Advertisement -