Nesër, më 22 maj, në orën 09:30, do të organizohet një protestë para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.
Protesta do të mbahet në sloganin “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!” Transporti i organizuar do të nisë nga lokali “Peja City” me autobusë.
Organizatori i protestës është Idriz Kurtbogaj.
Protestuesit ftohen të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe dinjitoze për të mbrojtur të drejtat e banorëve.
ATV është projekt medial i themeluar nga “Media Invest”.
Me një ekip të dëshmuar në fushën e medias, me skemë programore shumë dimensionale, ATV do të kultivojë standarde të larta profesionale, duke raportuar nga Kosova, rajoni dhe bota.




